Foto-Drejt përfundimit zgjerimi i nënstacionit të HEC Koman

127

TIRANË, 12 tetor/ATSH/-Investimi i Operatorit të Transmetimit për zgjerimin e N/Stacionit të HEC Koman është drejt përfundimit dhe brenda muajit nëntor do të vihet në funksion.

Lajmi është bërë publik nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili thekson se funksionimi i tij do të ndikojë drejtëpërsëdrejti në shfrytëzimin optimal të rrjetit 400kV dhe 220kVsi dhe do të reduktojë ndjeshëm edhe humbjet e energjisë.

Komani është hidrocentrali i dytë dhe më i fuqishëm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, ky HEC luan rol kyç për prodhimin dhe shfrytëzimin e të gjithë kaskadës.

Komani është hidrocentrali me kapacitetin më të madh të prodhimit të energjisë në vendin tonë.

z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.