FOTO/ Biznesi vlerëson përmirësimin e klimës ekonomike në vend

157

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – “Synimi i qeverise mbetet krijimi i një klime sa më miqësore mes administratës dhe biznesit”, deklaron ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato.

Ministrja bëri të ditur se “një tjetër sipërmarrje e konsoliduar tashmë prej 25 vitesh çeli dyert sot, për të na njohur me investimet e kryera si dhe për të biseduar mbi bashkëpunimin  që mund të forcojmë në nisjen e një projekti të ri nga ana e këtyre sipërmarrësve”.

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan faktin se klima ekonomike por mbi të gjitha marrëdhënia e administrates shtetërore në terren me biznesin është në përmirësimi dita-ditës.

Ministrja Qato premtoi se ky është vetëm fillimi dhe se mbetet ende shumë për t’u bërë pasi synimi i qeverise është krijimi i një klime sa më miqësore mes administratës dhe biznesit.

/o.l/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.