FOKUS – Gratë në kupolën ekonomike të botës?

130

NUSA DUA, 12 tetor /ATSH-AFP/ – A po i thyejnë gratë tabutë në financë? Në linjën e drejtimit të FMN-së, Christine Lagarde, gjithnjë e më shumë gra po zënë pozicione kyçe në institucionet e mëdha financiare.

Ato i gjen në FMN, në shumë ministri Financash në botë, në Bankën Qendrore dhe gjithandej.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, që po zhvillon këtë javë takimin vjetor në ishullin indonezian të Balit, sapo ka emëruar indiano-amerikanen, Gita Gopinath në postin e kryeekonomistes.

Gruaja e parë që mban këtë funksion, ajo pasoi Maurice Obstfeld, i cili del në pension në fund të vitit.

Gopinath, 46 vjeçe, pedagoge e ekonomisë në Harvard dhe bashkëhartuese e prestigjiozes ”American Economic Review”, mund të ndryshojë rrënjësisht ekuilibrat.

Ndërsa FMN-ja rekomandon tradicionalisht lëkundjet e normave të këmbimit për të zbutur tronditjet ekonomike, ajo është bërë e famshme kryesisht për punimet e saj… gjë që vë në pikëpyetje përfitimet nga kurset e këmbimit valutor.

Sipas saj, fakti që lëndët e para këmbehen në dollarë rrit rreziqet e luhatjeve të monedhave.

”Gita Gopinath ka fituar një reputacion të konsoliduar me punimet e saj mbi rolin e dollarit në transaksionet ndërkombëtare dhe mungesën e elasticitetit që kjo gjë nënkupton”, u shpreh të enjten Christine Lagarde./  /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.