Eden Hazard lojtari më mirë i muajit shtator në Premier League

133

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Eden Hazard lojtari i “Chelsea” është shpallur lojtari më i mirë për muajin shtator në Premier League.

Sulmuesi belg ka triumfuar ndaj sulmuesit të “Manchester City” Raheem Sterling, atë të “Leicester” James Maddison, mbrojtësit të “Wolves” Willy Boly, sulmuesit të “Arsenalit” Alexandre Lacazette dhe sulmuesit të “Evertonit” Gylfi Siggurdson.

Hazard ka shënuar 5 gola në 4 ndeshjet e luajtura në Premier League gjatë muajit shtator, tre gola kundër “Cardiff”-it dhe një gol kundër “Liverpool”-it. Në muajin gusht këtë çmim e mori Lucas Moura i “Tottenham”-it.

Ndërsa, trajneri i muajit u shpall Nuno Espirito i “Wolverhampton”-it, i cili po shkëlqen me skuadrën debutuese. Nuno Espirito parakaloi emra të njohur si Jurgen Klopp, Pep Guardiola e Unai Emery. Muajin e shkuar çmimin e fitoi Javi Gracia i “Watford”-it.

/o.l/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.