Duma: Rritje e kriminalitetit në vend

115

TIRANË, 12 tetor /ATSH- I. Vata/ – ​“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vartësit e tij flasin për ulje të krimit, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë”, shprehet deputetja e PD-së Grida Duma në një dalje për mediat nga selia e kësaj partie.

Ajo iu referua disa ngjarjeve të fundit për të deklaruar ulje të nivelit të sigurisë së jetës. ” “Nuk ka kaluar as një javë nga ngjarja e rëndë në ish-bllok, ku bandat u përleshën me armë në qendër të Tiranës dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë”, tha Duma. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.