Doganat sekuestrojnë cigare kontrabandë

152

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Strukturat e Administratës Doganore sekuestruan një sasi cigaresh prej 54 stekash të markave të ndryshme, në ambientet tregtare të subjektit në pronësi të “R.B.”, të cilat ishin pa pulla fiskale.

Ndërsa për rastin në fjalë u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B., për veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë tregtimi, mbajtja dhe transportimi i mallrave” parashikuar në nenin 172 dhe 178 të Kodit Penal.

Strukturat e Administratës Doganore kanë ushtruar kontrolle edhe në zona të tjera kryeqytetit, ku kanë sekuestruar sasi të ndryshme cigaresh si edhe duhan i hapur.

/e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.