Cilësia e vajit në Fast-Food-e, AKU aparatura bashkëkohore kontrolli

233

TIRANË, 12 tetor /ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po intensifikon kontrollet e specializuara në restorante dhe fast-food-e në drejtim të cilësisë së vajit që përdorin këto biznese.

Në këtë kuadër AKU krahas inspektorëve të kualifikuar po punon për implementimin e aparaturave bashkëkohore matëse që identifikojnë cilësinë e vajit për skuqje si dhe kite për marrje mostrash të ngurta dhe të lëngëta. Kjo masë vjen si një standard i shtuar për garantimin e sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve dhe të mbrojtës së konsumatorit.

Sipas ekspertëve, vaji që përdoret masivisht nuk rekomandohet të përdoret më shumë se 4-5 herë, por pavarësisht kësaj në këto biznese përdorimi i tij mund të shkojë edhe me javë.

Ky abuzim, sipas ekspertëve, shkakton probleme serioze në shëndet, ndaj AKU ka forcuar kontrollin, tashmë edhe me aparatura cilësore për reduktimin e këtij fenomeni në njësitë e Fast-Foodeve dhe restoranteve. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.