Brukseli hap dritën jeshile për programin IPARD, 93 milionë euro për bujqësinë

77

Brukseli hap dritën jeshile për programin IPARD, 93 milionë euro për bujqësinë

Brukseli hap dritën jeshile për programin IPARD, 93 milionë euro për bujqësinëhttp://ata.gov.al/2018/10/12/brukseli-hap-driten-jeshile-per-programin-ipard-93-milione-euro-per-bujqesine/Frida Krifca, Drejtoreshë e AZHBR-së, tha sot për ATSH-në, se “AZHBR sapo ka përmbyllur procesin e auditimit nga “Digi- Agro”, që është Komisioni për Bujqësinë në Bruksel, i cili i ka dhënë nota mjaft pozitive, punës që ka bërë AZHBR-ja në drejtim të përpilimit të gjithë dokumentacionit për të kurorëzuar hapjen e financimit të programit IPARD, që është edhe programi më i madh financiar adresuar mbështetjes për bujqësisë”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 12 Tetor 2018

TIRANË, 12 tetor /ATSH/- Komisioni për Bujqësinë në Bruksel i ka hapur dritën jeshile zbatimit të programit IPARD me vlerë 93 milionë euro, mbështetje për bujqësinë shqiptare.

Frida Krifca, Drejtoreshë e AZHBR-së, tha sot për ATSH-në, se “AZHBR sapo ka përmbyllur procesin e auditimit nga “Digi-Agro”, që është Komisioni për Bujqësinë në Bruksel, i cili i ka dhënë nota mjaft pozitive punës që ka bërë AZHBR-ja në drejtim të përpilimit të gjithë dokumentacionit për të kurorëzuar hapjen e financimit të programit IPARD, që është edhe  programi më i madh financiar adresuar mbështetjes për bujqësinë”.

Programi IPARD, me një fond prej 93 milionë euro, do të disbursohet brenda një periudhe 3-4 vjeçare, tha Krifca ndërsa theksoi se, “ky është një financim 75% nga BE dhe 25% nga qeveria shqiptare, që synon të mbështesë fermerët, për të çuar nivelin e fermerëve shqiptarë në përputhje me standardet e BE-së”.

/e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.