BRUKSEL- Varshava nuk firmos dokumentin e BE-së për të drejtat e minoriteteve

135

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Tensione në takimin e ministrave të Drejtësisë të BE-së, në Luksemburg, për kritikat e Polonisë për raportin e Agjencisë Europiane për të Drejtat Themelore si dhe për të drejtat e pakicave, raportoi presidenca e Këshillit Europian për shtypin.

Varshava refuzoi të miratonte konkluzionet e Këshillit mbi të drejtat dhe punimet përfunduan me një deklaratë nga presidenca.

“Do të kishim dashur disa konkluzione të Këshillit, por nuk ishte e mundur  për shkak të pozicionit të shprehur nga Varshava”, shpjegoi ministri austriak i Drejtësisë, Josef Moser, në një konferencë për shtyp.

“Të gjitha shtetet e tjera anëtare kanë pranuar deklaratën e presidencës”, shtoi ai.

Polonia ka shprehur arsyet pse nuk dëshiron të marrë pjesë në këto rekomandime, megjithatë, tregoi se do të bënte gjithçka për të marrë masa për të forcuar shtetin e së drejtës.

”Për ne, shteti i së drejtës është baza për besimin reciprok, pa atë nuk ka besim “, përfundoi Moser./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.