BRUKSEL- PE: Qeveria maqedonase të bëjë gjithçka për zgjidhjen e emrit

65

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria e Shkupit duhet të bëjë çfarë është e nevojshme për të respektuar marrëveshjen e nënshkruar më 17 qershor me Greqinë, që  hap derën e BE-së dhe NATO-s, kërkuan deputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, në një rezolutë të miratuar me 47 vota pro, nëntë kundër dhe një abstenim, pas rezultatit të pasigurtë në referendumin maqedonas për emrin.

Ndër pikat ku Shkupi duhet të rritë angazhimin e tij, sipas deputetëve të Parlamentit Europian janë lufta kundër pastrimit të parave dhe konfliktit të interesave, mbrojtja më e mirë e sistemit gjyqësorin nga ndërhyrjet politike, garantimi i pavarësisë së medias dhe përballja me problemet e respektimit të shtetit të së drejtës.

Pas dështimit të referendumit, muajin e kaluar, mbetet e paqartë se si do të veprohet në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe integrimin e vendit në BE dhe NATO, pavarësisht përpjekjes së qeverisë së kryeministrit Zaev./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.