BRUKSEL – KE: Të ndërpriten kontrollet në kufijtë e brendshëm të Schengenit

68

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian kërkoi sot dhënien fund të zgjatjes së kontrolleve në kufijtë e brendshëm të hapësirës Schengen, një masë e supozuar të jetë jo e zakonshme, por që është rinovuar rregullisht nga disa shtete, përfshirë Francën.

”Nuk mund të imagjinoj Europën me kufij të brendshëm të mbyllur, ne nuk do ta lejojmë kurrë Europën t’i rikthehet së kaluarës’’, deklaroi komisioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, gjatë një takimi në Luksemburg të ministrave të Brendshëm të unionit.

”Ka shqetësime dhe disa nga këto shqetësime janë të justifikuara, por ne u kemi ofruar më shumë siguri shtetasve tanë gjatë viteve të fundit”, u shpreh ai në një komunikatë për shtyp.

”Ky është pikërisht momenti për t’u dhënë fund kontrolleve kufitare”, shtoi ai./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.