BRUKSEL – Juncker: Italia nuk po mban fjalën për defiçitin buxhetor

69

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Italia ka shkelur fjalën e saj me planet për të rritur deficitin buxhetor dhe mund të vendosë në rrezik solidaritetin europian, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Qeveria populiste e Italisë planifikon të stimulojë ekonominë me një rritje të shpenzimeve në 36,7 miliardë euro në vitin 2019, ku dy të tretat e kësaj shume do të financohen nga një defiçit shumë i lartë.

Juncker i hodhi posht kritikat se BE-ja po reagonte shumë ashpër ndaj objektivit të deficitet të Romës prej 2,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi toleroi për shumë vite një deficit mbi 3% për Francën.

“Borxhi i Italisë, që aktualisht është mbi 130% të PBB-së, është shumë më i lartë se sa i Francës”, tha ai duke shtuar se Franca e ka mbajtur gjithnjë fjalën, ndonëse nuk ishte e lehtë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.