BRUKSEL – Juncker: Duhen progrese substanciale për një marrëveshje për Brexit

57

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker gjykoi sot se nevojiten ende progrese substanciale para se të arrihet një marrëveshje mbi Brexit, duke vlerësuar se kryesisht çështja e Irlandës është shumë e vështirë.

Në një intervistë të zhvilluar sot për gazetën franceze “Le Mondë”, Juncker deklaroi se “kërkon të të besojë se mund të gjendet një marrëveshje me miqtë britanikë gjatë Këshilleve Europeane të javëve që vijnë dhe kjo është e mundur që në nëntor”.

“Na duhen pra progrese substanciale, për të cilat duhet të vendosim javën e ardhshme”, vlerësoir ai.

“Ndërsa ata që mendojnë në hipotezën e një mosmarrëveshjeje, gabohen. Duhet të gjendet një marrëveshje. Dhe unë besoj që do e gjejmë”, theksoi Juncker. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.