BERLIN – Seehofer: Kontrollet në kufirin gjermano-austriak do të vazhdojnë

145

BERLIN, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer ka theksuar se kontrollet në kufirin gjermano-austriak  do të jenë funksionale edhe për gjashtë muaj duke filluar nga 12 nëntori dhe deri më 11 maj 2019.

“Schengen është ende qëllimi ynë, por si kurrë më parë ka një migrim ilegal të fortë”, tha zëdhënësja, Eleonore Petermann në konferencën për shtyp në Berlin.

”Njoftimi nuk ka të bëjë aspak me zgjedhjet në Bavari të dielën”, tha ajo duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar në lidhje me to.

”Kontrollet e tanishme kufitare mbarojnë brenda katër javëve, prandaj duhet të komunikojnë vendimin tani’’, shtoi Seehofer./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.