Beqaj: Orientim i ekonomisë drejt ekonomisë digjitale

62

PRISHTINE, 12 tetor /ATSH/ – Në hapje të ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi DIGITAKS, ministri Besim Beqaj ka shprehur mirëseardhje për pjesëmarrësit dhe mysafirët duke theksuar se konferenca është e para e këtij lloji në Kosovë që do të bëhet konferencë vjetore.

Beqaj tha se qëllimi i Konferencës DIGITALKS është ndërtimi i një dialogu të vazhdueshëm mes ekonomive tona, për të garantuar zhvillim të përbashkët dhe shkëmbim të përvojave.

“Përkushtimi i politikave strategjike Qeverisë së Republikës së Kosovës është riorientimi i ekonomisë, drejtë ekonomisë digjitale, ku vendet konkurrojnë mes vete me burime njerëzore adekuate, ekonomi të bazuar në dije dhe teknologji të reja”, theksoi ministri Beqaj.

Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel foli për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës dhe vendeve të rajonit në Axhendën Digjitale të Bashkimit Europian. Gabriel ka theksuar se BE-ja dhe Ballkani kanë të ardhmen e përbashkët. /KosovaPress//e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.