BB: Shqipëria ka bërë përparim të mirë në reduktimin e varfërisë

62

BB: Shqipëria ka bërë përparim të mirë në reduktimin e varfërisë

BB: Shqipëria ka bërë përparim të mirë në reduktimin e varfërisëShqipëria ka bërë përparim të mirë në reduktimin e varfërisë, bën të ditur Banka Botërore.Përmes një videoje informuese, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, citon se, "bota ka bërë përparim të madh në reduktimin e varfërisë ekstreme. Për të përfunduar varfërinë ekstreme deri në 2030, ne duhet të trajtojmë pabarazinë".http://ata.gov.al/2018/10/12/bb-shqiperia-ka-bere-perparim-te-mire-ne-reduktimin-e-varferise/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 12 Tetor 2018

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Shqipëria ka bërë përparim të mirë në reduktimin e varfërisë, bën të ditur Banka Botërore.

Përmes një videoje informuese, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, citon se, “bota ka bërë përparim të madh në reduktimin e varfërisë ekstreme. Për të përfunduar varfërinë ekstreme deri në 2030, ne duhet të trajtojmë pabarazinë”.

Sipas raportit ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria, pritet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon për vitin 2018, me 4%. Në analizën e Bankës Botërore, rritja ekonomike është shoqëruar me krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxiti pjesëmarrjen në forcën e punës me impakt në uljen e varfërisë.

/e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.