AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12.10.2018

74

BALI (Indonezi) – Asambleja vjetore e FMN-së dhe e Bankës Botërore.

HAGË (Holandë) – Organi më i lartë ligjzbatues i OKB-së do të dëgjojë pretendimet e palës amerikane në një proces të iniciuar nga Irani, i cili kërkon t’i kthehen mbrapsht miliarda dollarë asete të bllokuara.

IZMIR (Turqi) – Seancë e re dëgjimore në procesin gjyqësor të pastorit amerikan, Andrew Brunson i ndaluar prej dy vitesh në Turqi, i akuzuar për veprimtari terroriste në një çështje që ka tensionuar raportet midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

EREVAN (Armeni) – Samit i frankofonisë, me pjesëmarrjen e presidentit francez, Emmanuel Macron.

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së do të takohen për të diskutuar rreth forcimit të kufijve të jashtëm të Unionit.

BERLIN (Gjermani) – Angela Merkel takon kryeministrin slloven, Marjan Sarec. Pas takimit është planifikuar një konferencë shtypi.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Vizitë në Vatikan e zëvendëspresidentit të Tajvanit, Chen Chien-Jen.

ATHINË (Greqi) – Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier në vizitë zyrtare në Greqi.

NJU JORK (SHBA) – Kompania e ankandeve ”Sotheby’s” do të prezantojë bizhuteritë e Mari Antuanetës, që do të shiten në ankand në Gjenevë më 14 nëntor.

NJU JORK (SHBA) – Shishja më e shtrenjtë e whisky në botë do të dalë në ankand.

CINCINNATI (SHBA) – Presidenti Donald Trump do të organizojë në Ohio një takim elektoral për zgjedhjet e mesmandatit./ / v.b/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.