5 milionë euro investime shndërruan Pukën në destinacion turistik

44

5 milionë euro investime shndërruan Pukën në destinacion turistik

5 milionë euro investime shndërruan Pukën në destinacion turistikMinistri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, njëkohësisht deputet i Qarkut të Shkodrës vlerësoi sot se "rivitalizimi i liqenit të Pukës dhe ndërtimi i shëtitores përreth tij, është “qershia mbi tortë” që i ktheu qytetarëve parkun e gjelbër të qytetit". "Mbi 5 milionë euro investime për pukjanët, në infrastrukturë, shkolla, ujësjellës e bujqësi kanë sjellë nxitje të investimeve në zonë", tha ai.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=135702&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 12 Tetor 2018

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Rikualifikimi urban i qendrës së Pukës, shëtitores e fasadave e kanë shkëputur qytetin verior nga zymtësia që e karakterizonte si pasojë e infrastrukturës së degraduar.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, njëkohësisht deputet i Qarkut të Shkodrës vlerësoi sot se “rivitalizimi i liqenit të Pukës dhe ndërtimi i shëtitores përreth tij, është “qershia mbi tortë” që i ktheu qytetarëve parkun e gjelbër të qytetit”.

“Mbi 5 milionë euro investime për pukjanët, në infrastrukturë, shkolla, ujësjellës e bujqësi kanë sjellë nxitje të investimeve në zonë”, tha ai.

Mozaiku mjedisor që ofron Puka falë investimeve, sipas Bushatit, përbën edhe një destinacion turistik të veçantë. “Qeverisim me qytetarët, për qytetarët”, shtoi ai.

Konkretisht janë disa projektet e financuar në Pukë ndër të cilat rikualifikimi urban i qytetit dhe sistemimi i liqenit dhe pedonales me vlerë investimi 2.2 miliard lekë; rikonstruksioni i fasadave qendrore të qytetit me vlerë investimi 1.15 miliard lekë; sistemimi i lagjes pas Pallatit të Kulturës me vlerë 180 milionë lekë; rikonstruksioni i shkollës së mesme “Sabah Sinani” investim prej 320 milionë lekësh; ndërtimi i banesave sociale me vlerë investimi 670 milionë lekë etj.

Po ashtu është rehabilituar shëtitorja Gjegjan, një investim prej 180 milionë lekësh, janë  rikonstruktuar fasadat në Luf, investim prej 180 milionë lekësh; në kanalin vaditës Luf vlera e investimit është 320 milionë lekë; rruga automobilistike Lumzi me vlerë investimi 420 milionë lekë; ujësjellësi i Lumzit me vlerë investimi 125 milionë lekë./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.