15 tetori, afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së TVSH-së

139

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 15 tetor është afati i fundit për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së, për periudhat korrik, gusht dhe shtator 2018.

Deklarata mujore e thjeshtuar e TVSH-së, dorëzohet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing.

Administrata Tatimore njofton se është e gatshme t’i asistojë sipërmarrjet gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ftohen bizneset të vizitojnë “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve sipërmarrjet mund të marrin të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .

Gjithashtu drejtoria e përgjithshëm e e tatimeve bën me dije se për çdo paqartësi, bizneset mund të telefonojnë pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00. o/l/.j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.