Zv/Ministri Koçi i përgjigjet zyrtarit të lartë serb: Kosova e pavarur, njohja kontribuon për stabilitetin në rajon

73

TIRANË, 11 tetor/ATSH- A. Fortuzi/-  Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), që u mbajt sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi iu përgjigj flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, duke deklaruar se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM”.

Ai tha se “anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.