Xhafaj: Bashkëpunimi me partnerët gjermanë, model nga pikëpamja operacionale

54

Xhafaj: Bashkëpunimi me partnerët gjermanë, model nga pikëpamja operacionale

Xhafaj: Bashkëpunimi me partnerët gjermanë, model nga pikëpamja operacionaleMinistri Xhafaj tha se “bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një komponent mjaft i rëndësishëm për suksesin e këtij operacioni dhe me këtë bashkëpunim e ritheksoj se bashkëpunimi me partnerët tanë gjermanë dhe në mënyrë të veçantë me Policinë Kriminale Gjermane mund të konsiderohet një model nga pikëpamja e nivelit operacional, por dhe nga pikëpamja e bashkëpunimit institucional”.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=134423&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

TIRANË, 11 tetor /ATSH- I. Vata/ – “Bashkëpunimi me partnerët gjermanë është një model nga pikëpamja operacionale dhe institucionale”, tha ministri i Brendshëm Xhafaj në një konferencë të përbashkët për mediet me zv.presidentin Peter Henzler e Zyrës Federale Kriminale Gjermane.

Ministri Xhafaj tha se “bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një komponent mjaft i rëndësishëm për suksesin e këtij operacioni dhe me këtë bashkëpunim, e ritheksoj, se bashkëpunimi me partnerët tanë gjermanë dhe në mënyrë të veçantë me Policinë Kriminale Gjermane mund të konsiderohet një model nga pikëpamja e nivelit operacional, por dhe nga pikëpamja e bashkëpunimit institucional”.

“Kjo është edhe rrjedhojë e punës dhe rezultateve konkrete të operacionit Forca e Ligjit, Task Forcës Speciale dhe angazhimeve konkrete që ka treguar në këtë bashkëpunim dhe për rrjedhojë ka krijuar këtë nivel të marrëdhënieve dhe besueshmërie reciproke, gjë që është shprehur dhe konkretizuar në një bashkëpunim intensiv me partnerët gjermanë në shkëmbimin e informacionit policor, në mbështetjen që partnerët gjermanë janë duke i dhënë Policisë Shqiptare dhe posaçërisht Task Forcës asistencë teknike dhe logjistike”, – tha Xhafaj.

Po ashtu, Xhafaj tha se “zv.presidenti i Policisë Kriminale është këtu bashkë me Drejtorin e Policisë për të nënshkruar një projekt konkret, projektin ORKA i cili do t’i japë një shtytje këtij bashkëpunimi dhe njëkohësisht do jetë një mbështetje e mëtejshme në fuqizimin e Task Forcës dhe Policisë së Shtetit kundër krimit në Shqipëri dhe kryesisht kundër krimit të organizuar”.

“Dua të informoj lidhur me faktin se ne kemi disa operacione të përbashkëta të cilat disa hetime të përbashkëta të policisë së Landeve dhe Policisë Shqiptare në kuadrin e operacionin Forca e Ligjit dhe të operacionit “Antiskifter”. Kemi disa operacione të suksesshme të realizuar gjatë këtij viti dhe kemi disa operacione hetimore të përbashkëta në proces, të cilat janë diskutuar midis përfaqësuesve të Pilocisë Kriminale Gjermane dhe Policisë Shqiptare”, – tha ministri Xhafaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.