Workshop ”Edukimi përmes Trashëgimisë”

169

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Në vijim të ekspozitës “Arkitektura Tradicionale e Qytetit të Bitolës dhe Rajonit të saj”, ditën e sotme në kuadër të programit të edukimit përmes trashëgimisë u vendosëm në ambientet e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori ” për të zhvilluar workshopin mbi njohjen e arkitekturës së banesave të këtij qyteti. Nëpërmjet artit të punimit në pikturë, grafikë, plastelinë etj., nxënësit shprehën dallimet dhe ngjashmëritë midis arkitektuës së banesave të qytetit të Beratit dhe banesave në Bitola. Në përfundim të workshopit pjesëmarrësit u pajisën me certifikata nga autorja e ekspozitës Viktoria Altiparmakovska. Synimi i kësaj veprimtarie ishte njohja, edukimi dhe promovimi i vlerave të përbashkëta të kulturave, duke forcuar dhe afruar vendet mes tyre.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.