Vidhnin flori e kasaforta, arrestohen dy persona

64

Vidhnin flori e kasaforta, arrestohen dy persona

Vidhnin flori e kasaforta, arrestohen dy personaPolicia e Tiranës ka finalizuar të mërkurën operacionin “Precious”, duke arrestuar dy persona që akuzohen për disa vjedhje të ndryshme. Njëri prej të kapurve, u arrestua në flagrancë.http://ata.gov.al/2018/10/11/vidhnin-flori-e-kasaforta-arrestohen-dy-persona/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

TIRANË, 11 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Policia e Tiranës ka finalizuar të mërkurën operacionin “Precious”, duke arrestuar dy persona që akuzohen për disa vjedhje të ndryshme. Njëri prej të kapurve, u arrestua në flagrancë.

Komisariati i Policisë Nr. 3 pas një pune të mirë-organizuar hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentoi dhe zbardhi shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa në periudha të ndryshme kohore duke identifikuar dhe autorët e tyre, shtetasit: Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit. G. A., 33 vjeç, banues në Fushë-Krujë i shpallur në kërkim nga Policia (të dy me precedent penal në fushën e vjedhjes).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa  duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatura për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës.

Nga puna hetimore e kryer është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të mëposhtme: vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën “Shyqyri Bërxolli”; vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”. Vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”. Vjedhjes së disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”. Vjedhjes së 6 milionë e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”. Vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”. Vjedhjes së 50 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetases  N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”Reshit Çollaku”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale  ‘‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.