Veseli me partitë politike: Përçarja jonë, i jep më shumë hapësirë Serbisë

60

Veseli me partitë politike: Përçarja jonë, i jep më shumë hapësirë Serbisë

Veseli me partitë politike: Përçarja jonë, i jep më shumë hapësirë Serbisë"Kosova nuk duhet t’i lejojë Serbisë të tregojë fuqi më shumë se ne", tha Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli të enjte, pas një takimi me partitë politike në Kosovë, ndërsa për rezolutën e propozuar mbi dialogun tha se aty janë përfshirë të gjitha ato që kanë dashur pozita dhe opozita.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=134642&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

TIRANË, 11 tetor/ATSH – A. Fortuzi/ “Kosova nuk duhet t’i lejojë Serbisë të tregojë fuqi më shumë se ne”, – tha Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli të enjten, pas një takimi me partitë politike në Kosovë, ndërsa për rezolutën e propozuar mbi dialogun tha se aty janë përfshirë të gjitha ato që kanë dashur pozita dhe opozita.

Veseli tha se takimi ishte konstruktiv, derisa pati një mesazh për subjektet politike që nuk iu përgjigjën ftesës së tij për takim.

“Unë kam një mesazh për partitë opozitare që nuk po marrin pjesë. Nuk mund të jetë ballafaqimi me Serbinë. Më i rëndësishëm është territori, e ardhmja jonë euroatlantike sesa çdo kolltuk. Është gabim historik që me ndarjen tonë i japim hapësirë Serbisë që të flasë në emrin tonë. Ne duhet të jemi bashkë, është i pashmangshëm konsensusi jonë. Thërras kolegët e opozitës LDK dhe VV të jemi bashkërisht nëse është interesi i Kosovës mbi interesin e kolltukëve. Takimi ka qenë shumë korrekt, ka qenë një qëndrim shumë parimor që Kosova të këtë konsensus. Ajo çka u pajtuam është që ne duhet të kemi një qëndrim në raport me Serbinë. Jo asociacion me kompetenca ekzekutive”, – tha Veseli.

Ai ka folur edhe rreth rezolutës së propozuar nga koalicioni qeverisës rreth dialogut me Serbinë, duke thënë se Kosova duhet të jetë me një zë në dialog dhe nuk duhet t’i lejojë Serbisë të tregojë fuqi më shumë se ne.“Rezoluta të cilën e kemi propozuar janë të gjitha të përfshira çka ka dashur pozita dhe opozita. Rezoluta është e hapur ku mund të futen edhe gjëra të tjera”, – u shpreh Veseli. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.