Urë Vajgurore, mirëmbahen investimet publike

37

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Bashkia e Urës Vajgurore ka nisur punën për vendosjen e ndriçimit në pedonalen e qytetit.

Kështu, krahas mirëmbajtjes së investimeve të kryera, bashkia Ura Vajgurore po ndihmon në përmirësimin e tyre. Kryetarja e bashkisë, Juliana Memaj e ka konsideruar një lajm të mirë për të gjithë banorët, të cilët do të përfitojnë nga vendosja e sistemit të ndriçimit në të gjithë pedonalen e qytetit.

Ky qytet u transformua në tetor të 2016, ku falë programit kombëtar të rilindjes urbane u investua në ndryshimin e imazhit të qytetit, një pjesë e së cilës ishte edhe pedonalja e qytetit.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.