UASHINGTON – Uragani ”Michael” shkakton dëme rreth Floridas

149

UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Uragani ”Michael” u zvogëlua në një uragan të kategorisë 1 pak më pare se të godiste brigjet e gjirit të Floridas, transmetoi kanali CNN, që shtoi se ishte regjistruar edhe viktima e pare.

Personi humbi jetën pas rrëzimit të një peme. Uragani goditi shtetet e jugut të SHBA me erëra dhe shi të dendur, me një rritje të stuhisë që pritet të përmbytë qytetet bregdetare.

”Uragani ‘Michael’ i kategorisë  4 u reduktua në një uragan të  kategorisë 1 me erërat maksimale prej 90 kilometrash në orë dhe pritet të vazhdojë të enjten me shpejtësi rreth 26 kilometra në orë”, shtoi qendra.

‘’Shirat e rrëmbyer mund të prodhojnë përmbytje të rrezikshme në Florida dhe Alabama, në juglindje të Gjeorgjisë, Karolinës së Veriut, Karolinës së Jugut dhe Virxhinias Juglindore’’, shtoi ajo./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.