”Time” zgjedh Mbappe si futbollistin e gjeneratës së re

162

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – Revista prestigjoze amerikane, ka zgjedhur francezin Kylian Mbappe si futbollistin e gjeneratës së re.

Fotoja e Mbappe është publikuar në kopertinën e revistës. Mbappe konsiderohet si fytyra e gjeneratës së re në futboll.

Në pritje të fituesit të topit të artë që do të shpallet në datën 3 dhjetor Mbappe merr një vlerësim të madh. Revista prestigjoze amerikane ka argumentuar këtë zgjedhje me këtë  titull ” Kylian Mbappe është e ardhmja e futbollit”

Për ”Time-s”  19 vjeçari është më shumë se një futbollist normal. Jeta e tij është si një përrallë që përfundon bukur. Nga varfëria e skajshme, në suksesin e Parisit bashkë me të ardhurat marramëndëse dhe shkëlqimin e këtij qyteti. o/l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.