STAMBOLL, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Ministria turke e Punëve të Brendshme pezulloi sot 635 anëtarë të forcave të sigurisë, duke i akuzuar ata për lidhje me organizatat terroriste dhe për kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, raporton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadoll.
Autoritetet thonë se 76 nga forcat e pezulluara, të përshkruara si roje fshatrash, ishin të përfshirë në trafikimin e drogave, qenieve njerëzore dhe mallrave, sipas këtij raportit të Ministrisë.
Ministria njoftoi gjithashtu se këto pezullime janë të përkohshme, duke pritur një vendim përfundimtar. /G.S/