Skandal trukimesh në Belgjikë

50

TIRANË, 11 tetor/ATSH- A. Fortuzi/-  Një skandal sportivë i përmasave të mëdha ka shpërthyer në Belgjikë, ku të prekura janë disa nga klubet e superligës belge të futbollit.

Pas një hetimi të imtësishëm, është bërë arrestimi nga policia i trajnerit të “Klub Bruzhes”, Ivan Leko. Ndërkohë të përfshira në hetime, si pjesë e skandalit janë disa nga klubet më në zë të futbollit belg, si “Genk”, “Anderlekt”, “Klub Bruzhe” dhe “Standart Liege”. Me pak fjalë indiciet për trukimin e ndeshjeve janë reale, me prokurorinë që ka nisur menjëherë hetimet për trukime, korrupsion dhe riciklim parash. Sipas hetimit, dyshohet se persona të caktuar janë përfshirë në trukime ndeshjes së futbollit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.