Shkodër – Rruga “Drishtej” transformim rrënjësor

101

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Në rrrugën “Drishtej” të qytetit të Shkodrës la nisur puna për transformimin rrënjësor të saj.

Kjo rrugë, një kantier ri, është investim i bashkisë së Shkodrës me vlerë 3.7 milionë lekë.

“Si në çdo ndërhyrje tjetër, edhe rruga “Drishtej” do të ketë rrjetin KUB, KUZ, atë të ujësjellësit, asfaltimin dhe trotuaret, sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin. Ndërhyrja në këtë rrugë është kërkuar nga banorët e saj, pasi nuk ishte vënë dorë asnjëherë për më shumë se 30 vite”, bën të ditur Bashkia.

Punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe rruga “Drishtej” do të përfundojë para afatit të parashikuar në projekt. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.