SHBA – Uashingtoni kufizon transferimin e teknologjive bërthamore drejt Kinës

127

UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja do të kufizojë, në emër të sigurisë kombëtare, transferimin e teknologjisë bërthamore civile drejt Kinës për të evituar përdorimin e tyre të jashtëligjshëm për qëllime ushtarake apo të paautorizuara, njoftoi sot Ministria amerikane e Energjisë.

“Këto masa të sigurisë kombëtare janë fruti i një rishqyrtimi të politikës qeveritare të filluar pas shqetësimeve të përpjekjeve të Kinës për të marrë materiale bërthamore, pajisje dhe teknologji të përparuar me prejardhje nga kompanitë amerikane”, shtoi ai në një komunikatë në çastin që Uashingtoni ka lëshuar një ofensivë të gjithëanshme kundër Pekinit, nën sfondin e një lufte tregtare. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.