SHBA – Arrestohet një kinez me dyshimin për spiunazh ekonomik

89

UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Një zyrtar kinez i rangut të lartë është arrestuar me dyshimin për spiunazh ekonomik kundër disa kompanive të aviacionit dhe të hapësirës ajrore të SHBA, sipas një deklarate të Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Yanjun Xu, zëvendësdrejtor i Departamentit të Sigurisë në Jiangsu, është akuzuar për spiunazh ekonomik dhe përpjekjet për të nxjerrë sekretet tregtare nga kompanitë duke përfshirë GE Aviation, degë e General Electric.

”Xu u arrestua në Belgjikë më 1 prill”, sipas deklaratës.

Ndihmësprokurori i Përgjithshëm, John Demers tha se rasti nuk ishte një incident i izoluar.

“Ne nuk mund ta tolerojmë një komb duke vjedhur fuqinë e zjarrit dhe frytet e fuqisë sonë të trurit. Nuk mund të tolerojmë një komb që vjedh atë që nuk mbjell’’, theksoi ai.

GE prodhon motorë për avionë dhe turboprop, si dhe pjesë për avionë ushtarakë, biznesesh dhe komercialë. Gjithashtu po punon për gjeneratën e ardhshme në motorë për avionë komercialë dhe helikopterë ushtarakë.

Xu do të gjykohet në një gjykatë federale në Cincinnati, Ohio./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.