Selena Gomez shtrohet në spital për “krizë emocionale”

172

TIRANË, 11 tetor/ATSH-ANSA/ – Selena Gomez ka pësuar një “krizë emocionale” dhe u pranua në një klinikë psikiatrike në Bregun Lindor.

Sipas faqes së thashethemeve amerikane “Tmz”, këngëtarja 26-vjeçare, e cila vuan nga një mungesë serioze e qelizave të bardha të gjakut dhe në vitin 2017 bëri një transplant të veshkave, u shtrua në spital dy herë në javët e fundit dhe e lodhur nga ekzaminimet mjekësore tentoi të hiqte serumin që po merrte në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos.

Tani ajo po kurohet për çrregullime mendore. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.