Roskovec, politika për integrimin e komunitetit rom në jetën sociale

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Përveç vëmendjes në përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit rom, bashkia Roskovec është angazhuar edhe për integrimin e këtij komuniteti në jetën sociale.

Kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi mori pjesë sot në takimin e organizuar nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale mbi përfshirjen rome në nivel vendor.

Në fjalën e saj, ajo prezantoi praktikat e ndërmarra nga bashkia Roskovec për përmirësimin e jetesës së komunitetit rom, duke u ndalur te programin Romacted, përfitues i të cilit është dhe kjo bashki.

Për këtë gjë, bashkia Roskovec ka miratuar dhe planin e të gjitha projekteve sociale që do t’u vijnë në ndihmë komunitetit rom./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.