Rama përgëzon Kosovën për anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

TIRANË, 11 tetor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama përgëzoi sot Kosovën, e cila nga vëzhguese u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Kosova kalon sprovën e miratimit dhe kthehet nga vëzhgues në anëtar i asociuar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Urime Kosovës dhe të gjithë atyre që punuan për këtë votim me rëndësi për ecurinë e shtetit tonë të dytë”, thekson Kryeministri Rama në një postim në “Facebook”.

Në Erevan të Armenisë po zhvillohet sot samiti i 17-të i Frankofonisë, ku po merr pjesë krahas përfaqësuesve të mbi 80 shteteve të botës edhe Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.