“PIKAT”, qytetarët mund të kryejnë çdo shërbim me Ujësjellësin e Tiranës

40

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – Në të gjitha “PIKAT” e Ujësjellës-Kanalizimeve, qytetarët mund të marrin çdo informacion të nevojshëm dhe të kryejnë çdo shërbim me Ujësjellësin e Tiranës.

Kështu, qytetarët duhet të jenë të pajisur me numrin e kontratës, të shënuar si “Kodi i Klientit” në faturën, si dhe një kartë identiteti. Ndërkaq, sipas UKT, specialistët do të ndihmojnë qytetarët për të regjistruar çdo kërkesë të tyre, në mënyrë që kjo e fundit të ndiqet me prioritet.

“PIKAT” e UKT ndodhen në rrugën “Petro Nini Luarasi”, rrugën “Bardhyl”, në Kinostudio, në Qesarakë, në Sauk dhe në rrugën “Budi”.

/z.tosku /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.