Pastrim i listave të votuesve nga personat që kanë ndërruar jetë

137

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – “Listat e votuesve do të pastrohen nga personat që kanë ndërruar jetë, por që figurojnë ende në listat e zgjedhjeve”, – deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja gjatë diskutimit të projektligjit për Gjendjen Civile në Kuvend.

Manja tregoi edhe një rast nga zgjedhjet, që shkaktoi të qeshura në sallë.

“Ka 27 vite që regjistrat e Gjendjes Civile nuk pastrohen nga personat e vdekur dhe sa për humor, vajti një burrë 80 vjeç të votonte dhe pyeti një anëtar të komisionit, a votoi gruaja ime sot? Ai i tha po ka votuar në orën 08:30. Më raft pika tha plaku, që nuk erdha të votoja më herët ta takoja. Pse? – i tha anëtari i komisionit, – jeni të divorcuar, nuk jetoni bashkë? Jo tha ai, ajo ka 30 vite që ka vdekur dhe të vetmen mundësi që ta takoja është në zgjedhje se ajo vjen voton dhe ikën”, – tha Manja.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.