Paketa fiskale – Bizneset nuk mbyllen pa shlyer çdo detyrim

104

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – Bizneset nuk do të lejohen të kalojnë më në status pasiv duke pezulluar aktivitetin pa shlyer më parë taksat në shtet.

Qeveria ka ndryshuar ligjin e procedurave tatimore, duke vendosur një masë frenuese për pezullimin e bizneseve. Lëvizja vjen pasi pezullimi në masë i bizneseve është shndërruar edhe në një çështje të nxehtë debati mes opozitës dhe qeverisë.

Masa e re e parashikuar në paketën fiskale dekurajon pezullimin e bizneseve, e cila shpesh, sipas administratës tatimore, bëhet qëllimisht për të shmangur taksat.

Por, kjo nuk është masa e vetme antievazion që qeveria ka propozuar në paketën e re fiskale. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.