OSHEE rrjet të ri në disa fshatra të Pukës, përfitojnë 450 familje

138

OSHEE rrjet të ri në disa fshatra të Pukës, përfitojnë 450 familje

OSHEE rrjet të ri në disa fshatra të Pukës, përfitojnë 450 familjeNga ky investim kanë përfituar rreth 450 familje. Tashmë këto fshatra të Pukës, kanë furnizim më cilësor me energji. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron se rikthimi i ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike, po i krijon mundësinë Operatorit të Shpërndarjes mundësinë për të investuar edhe në këto zona të harruara prej 30-40 vitesh.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=134110&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kryer një investim në disa fshatra të bashkisë së Pukëes, në Berishë, në Bugjon, Iballë, Gropaj, Rrapëz, dhe Bicaj.

Janë vendosur 100 shtylla të reja, janë shtruar 5 km rrjet përcjellës dhe janë zëvendësuar traversat në këto zona.

Nga ky investim kanë përfituar rreth 450 familje. Tashmë këto fshatra të Pukës, kanë furnizim më cilësor me energji.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron se rikthimi i ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike, po i krijon mundësinë Operatorit të Shpërndarjes mundësinë për të investuar edhe në këto zona të harruara prej 30-40 vitesh. /o.l/.j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.