Nga pluhuri dhe balta, transformohet Blloku nr. 1 në Laprakë

65

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Një tjetër bllok banimi në kryeqytet ka njohur së fundmi rehabilitimin e plotë. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në nivel investimi kapilar në Bllokun nr. 1 në Laprakë.

Deri tre vite më parë një nga zonat më të diskriminuara për investime, tashmë banorët e këtij blloku kanë jo vetëm rrugë të asfaltuara, por edhe një rrjet të ri të ujësjellës-kanalizimeve si dhe një sistem tërësisht të ri asfaltimi.

Ndërmarrja nr. 2 e bashkisë së Tiranës ka asfaltuar tërësisht edhe rrugicat e vogla të këtij blloku, duke lehtësuar së tepërmi jetesën e banorëve të cilët ishin të detyruar për shumë vite që në verë të duronin pluhurin dhe në vjeshtë e dimër, baltën. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.