Nga 1 janari 2019, zero pika bastesh sportive në Shqipëri

264

Nga 1 janari 2019, zero pika bastesh sportive në Shqipëri

Nga 1 janari 2019, zero pika bastesh sportive në Shqipërihttps://ata.gov.al/2018/10/11/nga-1-janari-2019-zero-pika-bastesh-sportive-ne-shqiperi/Niko Lera, drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka shpjeguar gjatë një interviste për ATSH, vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave për mbylljen e të gjitha basteve sportive në vend.Lera thotë për ATSH se “ masa që paraqet qeveria është në kuadrin e një pakete të plotë që prezantoi kryeministri në mbledhjen e qeverisë, dhe që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

Intervistë me Niko Lerën, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave 

TIRANE, 11 tetor/ATSH/-Nga 1 janari 2019, nuk do të shohim më pika bastesh sportive në të gjithë vendin. Niko Lera, drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka shpjeguar gjatë një interviste për ATSH, vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave për mbylljen e të gjitha basteve sportive në vend.

Në intervistën për ATSH, Lera sqaron se “projektligji i paraqitur kufizon veprimtarinë e basteve sportive deri në 31 dhjetor 2018”.

Ai deklaron se duke filluar nga data 1 janar 2019, nuk do të ekzistojë asnjë pikë bastesh në Republikën e Shqipërisë.

“Në fund të vitit 2013 kishte një numër shumë të madh të pikave të basteve të paregjistruara, – deklaron për ATSH, Niko Lera duke shtuar se, – ishin me qindra ato që nuk paguanin taksa”.

Sipas tij, fakti është që numri i operatorëve në bastet sportive është ulur me 50%.

Lera thotë për ATSH se “masa që paraqet qeveria është në kuadrin e një pakete të plotë që prezantoi Kryeministri në mbledhjen e qeverisë, dhe që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve”.

Në intervistën për ATSH, ai nënvizon se “paketa përfshin gjithashtu sundimin e ligjit me impak të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe ky është hapi i fundit i aksionit kundër informalitetit të lojërave të fatit”.

“Ne e pranojmë reduktimin e të ardhurave nga lojërat e fatit, përballë qëllimit madhor për të garantuar jetën e qytetarëve, të mos nxisë investimin e parave të pista dhe të efekteve sociale”, përfundoi drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera për ATSH. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.