Në ditën e 12 të tetorit jemi sërish në Mollas

106

TIRANË,11 tetor /ATSH/ Bashkia Cërrik shprehet se puna vazhdon me me pastrimin e inerteve e të tjera mbetjeve në këtë fshat.

Takimi është në datë 12 tetor ora 9:30 para ish-komunës Mollas për më pas duke hyrë mes lagjeve, si dhe të vazhdojmë me pastrimin e tregut.

Mollasi është objektivi ynë i 4 për pastrimin e inerteve. Kërkojmë pjesëmarrjen e komunitetit jo vetëm për të pastruar por në radhë të parë për të demostruar vullnetin tonë qytetar, përpara disa të pa përgjegjshmëve të cilët mendojnë se mbetjet e koshit dhe ato të suvatimit janë të njëjta.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.