“Monako” shkarkon Jardim, pritet emri pasuesit

105

TIRANË, 11 tetor/ATSH- A. Fortuzi/-  Skuadra e principatës “Monako” ka shkarkuar zyrtarisht nga pozicioni i trajnerit Leonardo Jardim, për shkak të rezultateve jo të mira në këtë start sezoni. Monako në ndeshjet e para të zhvilluara këtë sezon ka arritur vetëm një fitore tre barazime dhe 5 humbje në ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Ligën e parë franceze.  Rezultatet e shënuara e rendisin “Monakon” në vendin e tretë nga fundi i tabelës së klasifikimit pra në zonën gri.

“Jam mirënjohës dhe krenar për mundësinë e drejtimit të “Monakos”, në stolin e të cilës kam qëndruar për më shumë se katër vjet. Gjithnjë kam dhënë më të mirën time dhe kam punuar me pasion. Bashkë kemi arritur fitore të rëndësishme që do ti ruaj si kujtime të vyera”, tha tekniku 44-vjeçar.

“Përshëndesim me respekt të madh trajnerin për punën e tij në stolin e “Monakos”, Leonardo është afirmuar si pikë referimi në Europë me një bilanc mjaft pozitiv në stolin e “Monakos”. Rrugëtimi me të do të mbetet një prej më të bukurve në historinë e klubit tonë, me Jardim që do të mbetet përgjithnjë pjesë e familjes”, tha zëvendëspresidenti të klubit francez Vadim Vasilyev në një komunikatë për mediat.

Mediat franceze kanë njoftuar se Tjeri Henri është një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Jardim në stolin e “Monakos” /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.