Mirëmenaxhimi përmirëson rrënjësisht treguesit e KESH

124

MIRËMËNGJES 😀dhe me këtë videoinformacion që krijon një ide mbi se si mirëmenaxhimi dhe profesionalizmi në 5 vitet e fundit, kanë përmirësuar rrënjësisht treguesit e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë 🌹#eGjithëVëmendjapërJu

Posted by Edi Rama on E mërkurë, 10 Tetor 2018

 

TIRANË, 11 tetor/ATSH/- Mirëmenaxhimi dhe profesionalizmi bënë të mundur përmirësimin drastik të treguesve ekonomiko-financiar të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, duke ulur me 17.7 miliardë lekë (140 milionë euro) më pak borxhe në vitin 2018.

Sipas shifrave të KESH, huatë afatshkurtra (OD) në 2014 ishin 36.2 miliardë lekë, në 2018 19.2 milionë lekë, pra 46% më pak; Shpenzimet për interesa kredie në 2014 ishin 2 miliardë lekë, në 2018 1 miliardë lekë, 50% më pak; Detyrimet fiskale të mbetura në 2014 ishin 10.5 miliardë lekë në 2018 ishin 2.7 miliardë lekë, 74.3% më pak.

Në një video publikuar nga kryeministri Edi Rama, tregohet mbi arritjet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare gjatë 5 viteve 2013-2018,

“Mirëmëngjes dhe me këtë videoinformacion që krijon një ide mbi se si mirëmenaxhimi dhe profesionalizmi në 5 vitet e fundit, kanë përmirësuar rrënjësisht treguesit e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”.

KESH sot është financiarisht më i shëndetshëm dhe më i sigurtë në përmbushjen e misionit të tij.

Ristrukturimi i korporatës ka përfshirë ridimensionim të modelit të biznesit të shoqërisë, mirëadministrim të veprimtarisë së shoqërisë, fuqizim të kapaciteteve njerëzore të shoqërisë, ndërgjegjësim për ndikimin social-mjedisor të aktivitetit.

Në fushën e teknologjisë dhe inovacionit është kryer rinovimi teknologjik i instalimeve elektro-mekanike dhe modernizimi i sistemeve të kontrollit, vetërregullimit të mbrojtjes së pajisjeve. Rehabilitimi i digave, impianteve hidroteknike dhe infrastrukturës së aksesit si dhe evadimi i sedimenteve dhe mbrojtja nga erozioni e pellgut të kasakadës.

Sistemet e reja moderne për grumbullimin telemetrik dhe përpunimin analitik të të dhënave energjetike, hidro-meteorologjike dhe topo-gjeodezike.

Aplikimet ‘software’ për automatizimin e proceseve të punës dhe monitorimin e treguesve operacionale, situatës hidro-meteorologjike në basen dhe tregut energjetik rajonal.
Gatishmëria e veprave dhe shfrytëzimi efektiv i prurjeve intensive gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 mundësuan sasinë më të madhe të energjisë së gjeneruar ndonjëherë nga kaskada e Drinit, për të njëjtën periudhë. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.