Mërgim Mavraj bëhet kapiteni i kombëtares me votat e futbollistëve

105

TIRANË, 11 tetor/ ATSH/ – Mërgim Mavraj do të jetë kapiteni i kombëtares së Shqipërisë. Mbrojtësi është zgjedhur nga votat e lojtarëve te skuadrës. Trajneri Panucci hoqi dorë nga “shiriti shëtitës” dhe ja dorëzoj lojtarit me më shumë ndeshje në kombëtare.

Qendërmbrojtësi tregoi një formë të mirë gjate ndeshjes me Jordaninë, pasi prej një muaji po stërvitet dhe po luan me skuadrën greke te Arisit. Mavraj theksoi se skuadra është gati për ndeshjen me Izraelin.

Qendërmbrojtësi tha se nuk e priste të merte shiritin e kapitenit, për këtë është shumë i gëzuar. Gjithsesi Mavraj theksoi se tani ka më shumë përgjegjësi, ndaj gëzimi duhet shoqëruar edhe me një impenjim akoma më të madh.

Kapiteni i kuqezinjve tha se nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi ndeshjes me Jordaninë, pasi skuadra e ka mendjen te takimi me Izraelin. Natyrisht që u munduam të bëjmë mirë, por edhe të ruajmë energji për sfidën me Izraelin, që ka vlerë 3-pikëshe. Shumë prej titullarëve sot u kursyen për të qenë gati për ndeshjen me Izraelin tha Mavraj. o/l/./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.