Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila është bërë baba për herë të dytë

106

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti shqiptar duke postuar disa foto në profilin e tij në Instagram. Pas ndeshjes së djeshme Shqipëri-Jordani, Lila është nisur drejt Janinës, ku ka ardhur në jetë vajza e tij.

Futbollisti ka publikuar dy foto në Instagram, në të parën shfaqet i biri Ayan në padurim  për të mirëpritur të motrën. Ndërsa në foton, shfaqet e gjithë familja bashkë. “E gjithë bota jemi 4. Mirë se vjen në jetë Axa Lila! Faleminderit, Zot!” – ka shkruar Lila.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.