“Mbi supin e kohës sime”, Rama ‘In Memoriam’ për Fatos Arapin

179

TIRANË, 11 tetor /ATSH/  – Me disa vargje nga poezia “Mbi supin e kohës sime” e kujtoi sot Kryeministri Edi Rama shkrimtarin e njohur, Fatos Arapi.

Shkrimtari dhe përkthyesi Fatos Arapi ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 88-vjeçare.

Në një postim në “Facebook”, në kujtim të shkrimtarit dhe përkthyesit Arapi, Kryeministri Edi Rama publikoi disa vargje, të një prej poezive të tij.

Mbi supin e kohës sime

Mbi supin e kohës sime
kryet mbështeta.
S’dremita. Nuk fjeta.
Mbi supin e kohës sime,
si mbi supin e Asaj, –
rashë në mendime.

Fatos Arapi

/o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.