LONDËR – OPEC: Energjia nga nafta do të dominojë në dekadat e ardhshme

75

LONDËR, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Energjitë e rinovueshme nuk do të tejkalojnë naftën dhe gazin në dy dekadat e ardhshme, deklaroi sot kreu i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), pasi paneli i OKB-së për klimën kërkoi ndryshime radikale të politikave këtë javë.

“Në disa vende, dëgjojmë historira që na thonë se energjitë e rinovueshme janë e ardhmja jonë e vetme. Kjo është qartësisht në rrugë të gabuar”, tha Mohammad Barkindo, sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut gjatë një konference në Londër të industrisë së naftës.

“Burimet e energjisë së rinovueshme do të përbëjnë vetëm 19% të llojeve të energjive në vitin 2040, pavarësisht rritjes së shpejtë të energjisë së diellit, të erës bashkë me energjinë hidrike dhe atë të biomasës”, theksoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.