Librazhd/ Ndërtohet qendër shëndetësore në Dragostunjë

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Banorët e fshatit Dragostunjë do të ketë një qendër të re shëndetësore, duke ofruar shërbime si dhe duke dhënë ndihmën e parë për pacientët.

Me anë të një njoftimi, bashkia Librazhd bën me dije se qendra shëndetësore, e cila është pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, do të ofrojë një shërbim cilësor të njëjtë me atë të qytetit.

“Qëllimi ynë është që të lehtësojmë jetesën e banorëve të bashkisë Librazhd kudo që janë ne qytet apo fshat”, shkruan bashkia Librazhd. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.