Kuvend, ministri Ahmetaj në interpelancën e thirrur nga deputeti Erion Braçe

299

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj do të jetë sot në Kuvend një interpelancë të kërkuar nga deputeti Erjon Braçe.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin në ligjin “Për Gjendjen Civile”.

Në seancë do të njoftohet për miratim edhe programi i punës së Kuvendit për periudhën në vijim, si dhe njoftimi dhe miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim.

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e tjera janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, si edhe projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.